MENU
klinika

Investimet në turizëm

Liqeni i Ulzës po tërheq turistët e po rikthen vendasit

21.07.2019 - 14:35

Shumë afër me kryeqytetin, por e fshehur në mes të bukurive natyrore gjendet Ulza.

Që në hyrje, pas 1 orë e gjysmë udhëtim dallon mikpritja. Në një mur lexohet ftesa për ta vizituar në të gjitha gjuhët e huaja, pa harruar gjuhën shqipe.

Ulza në fakt është një qytezë e vogël dhe ndoshta jo shumë e njohur në vendin tonë, por padyshim po kthehet së fundmi në një destinacion të ri turistik.

“Kemi të bëjmë me një varg kodrinor, i cili pasohet nga një vargmal që kufizohen me Peshkopinë dhe pastaj kalojmë në Burrel sepse Ulza i përket dy minibashkive të Burrelit dhe Peshkopisë”, thotë Skënder Hekuri, menaxher hoteleri-turizëm.

Liqeni i Ulzës shfrytëzohet nga banorët edhe për të marrë rreze dielli.

“Ulza është një ndër vendet më të bukura që ka Shqipëria sot. Të gjithë turistët që vijnë nga Anglia, Gjermania Franca kënaqen, në një vend që ke dhe ‘detin’, fushën dhe malin”, thotë banori i zonës Llesh Shpani.

Kjo qytezë që ka pësuar ndryshim të madh po tërheq këtë sezon vëmendjen e shumë turistëve, shkruan TopChannel.

“Tërheq vizitorë nga bukuria e natyrës, liqeni, nga gatimet tradicionale. Ka një interesim të madh sidomos nga turistët e huaj por edhe vendasit që vijnë drekojnë kalojnë një kohë të qetë, drekojnë”, thotë Aleksandër Beqiri, pronar restoranti.

Por jo vetëm të huajt po e vizitojnë Ulzën, edhe Skënder Hekuri, njohës i mirë i fushës së turizmit prej 3 muajsh është zhvendosur të jetojë aty, pasi sheh në të potencial turistik.

“Nëse i referohemi historisë kemi të bëjmë me familjen e fisit Shpanaj, të cilët janë prijësit bashkudhëtarët dhe bashkëluftëtarët e Skënderbeut. Pastaj ka shumë arsye të tjera; ka të bëjë mirëpritja, zakonet, bashkëjetesa fetare. Megjithëse këtu është gati 95% feja katolike, por me atë 5% bashkëjetojnë shumë mirë së bashku”, shton Skënder Hekuri, menaxher hoteleri-turizëm.

Ndërsa Ylli është rikthyer në vendlindje pas emigracionit në Greqi, pasi këtu gjeti një qytezë ndryshe nga ç’e kishte lënë..

“Kisha mallëngjim për familjen se kisha vite pa u kthyer dhe kur kam ikur nga Ulëza e kam lënë shumë të shkretë, tani ka shumë rregullime, shumë ndryshime janë bërë”, rrëfen Yll Myftari.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit