MENU

Nevoja për zhdukjen e stereotipeve

Lloji i udhëheqësve që i duhet sot vendeve më të fuqishme

29.07.2019 - 08:44

Një nga gjërat më të habitshme rreth Boris Johnson, i cili u bë kryeministër i Britanisë këtë javë, është se sa saktësisht ai i përshtatet stereotipit të britanikëve të çduditshëm të klasës së lartë.

Me të në krye, Britania i bashkohet disa vendeve të tjera kryesore të udhëhequra nga njerëz që mishërojnë stereotipet e tyre kombëtare dhe jo më të mirët prej tyre.

Në një mënyrë të ngjashme, Donald Trump përshtatet me një stereotip amerikan, madje edhe në Nju Jork: “biznesmeni i vrazhdë, akoma i suksesshëm”, siç tha Anne Applebaum në një kolonë të Washington Post.

Sapo e pyeta Milton Glaserin, projektuesin e logos “I heart NY”, nëse ai e konsideronte Trump simbolin e Nju Jorkut. “Eshtë një lloj personaliteti që lulëzon në Nju Jork, i cili është narcist, shumë agresiv, i vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi, të përfitojë nga çdo situatë dhe thellësisht i pakënaqur me njerëzit e tjerë”, u përgjigj Glaser.

Pastaj Vladimir Putin, i cili është mishërimi i njeriut t KGB-në, një gënjeshtar që kërkon gjithë kohën të jetë superior.

Angela Merkel, nga ana e saj, është epiteti i kujdesit dhe saktësisë gjermane.

Tony Blair ka pak mbështetës në Britaninë e sotme, por ai kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme për ta bërë Britaninë një vend emigrimi, një vend që, për një kohë, nuk ishte institucionalisht armiqësor ndaj të huajve. Pavarësisht nga gjithçka, kjo ishte një ndryshim i qëndrueshëm.

Barak Obama, paraardhësi i Trump, nxorri SHBA-në nga kriza financiare globale. Dhe megjithatë, ai nuk i përshtatet asnjë lloj stereotipi amerikan.

Mikhail Gorbaçov, njeriu që bëri të pamundurën: Liberalizimin e Rusisë pas 70 vjetësh të komunizmit,. Transformimi që ai solli, mbetet i rëndësishëm, pavarësisht nga përpjekjet e Putinit për të ringjallur të kaluarën. Ai, gjithashtu, ishte një figurë sfiduese e stereotipit. Shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë deri në ditët e sotme se si ai arriti të shkonte në majë dhe të qëndronte atje për më shumë se gjashtë vjet.

Dhe në Gjermani, Helmut Kohl nuk i përshtatet shumë stereotipave kombëtarë, veçanërisht atyre që zbatohen në elitën meritokratike të vendit. Ai nuk ishte aspak i kujdesshëm, ishte një gjerman i cili rrallë bënte detyrat e shtëpisë.

Udhëheqja e mirë, sigurisht, nuk i merr hua rregullat dhe modelet. Dyshoj, megjithatë, se në këto kohëra të pasigurta stereotipet kombëtare janë përgjigja e duhur për sfida shumë të pazakonta.

Vetëm një udhëheqës vërtet i pazakontë mund ta nxjerrë Britaninë nga Brexit, SHBA-në nga kurthi i saj i jashtëzakonshmërisë, dhe Gjermaninë nga vetëkënaqësia e saj.

Leonid Bershidsky dhe Tobin Harshaw/ Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?