MENU
klinika

U rikthyen...

Loredana dhe Mozzik sjellin bashkëpunimin e rradhës

30.07.2019 - 11:19

Prej disa muajsh, Mozzik dhe Loredana u kthyen në kryefjalën e mediave për shkak të skandalit me çiftin zviceran, ndërkohë që reperët janë ende në pritje të një vendimi nga gjykata.

Tashmë kanë kaluar rreth pesë muaj që pas bashkëpunimit të tyre “Romeo & Juliet” dhe çifti i njohur i showbiz-it, Loredana dhe Mozzik po rikthehen fuqishëm me një bashkëpunim të ri i cili do të titullohet “Eiskalt”.

Nga gjermanishtja, kjo fjalë do të thotë “Ngrirje”.

Në postimin e publikuar në Instagram, çifti shfaqet i veshur me të bardha në një sfond portokalli me re.

Loredana dhe Mozzik kanë njoftuar se projekti i ri do të lançohet më datën 1 gusht dhe fansat po e presin me padurim këngën e tyre, e cila me siguri do të kthehet në hit veror.