MENU
klinika

Deklarata

Macron: Nismë e re për dialog. Reagon Prishtina

17.07.2019 - 08:34

Presidenti francez Emmanuel Macron do të angazhohet më fort për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Por Prishtina thotë se nuk ulet më në tavolinën e dialogut me Serbinë pa një marrëveshje kornizë.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të angazhohet më fort për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. “Muajt e ardhshëm unë do të angazhohem për një dialog serioz”, deklaroi Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Europa nuk mund ta pranojë një “konflikt fatal”, që “zgjatet në kohë të pakufizuar dhe vendoset jashtë kufijve të Europës”, tha Macron. “Franca do të na ndihmojë ne në rrugën drejt Europës dhe për zgjidhjen e krizës së Kosovës”, deklaroi Vuçiç. Së fundi me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Macron udhëheqja e Serbisë dhe ajo e Kosovës u takuan në Berlin. Ndërkohë që takimi i planifikuar për në fillim të korrikut në Paris anulua për mungesë të përparimeve drejt dialogut mes palëve.

Në kuadër të vizitës së Macron në Beograd u nënshkruan 22 marrëveshje bilaterale. Ndër të tjera edhe furnizimi në Serbi i raketave franceze si dhe një marrëveshje kornizë për ndërtimin e një metroje në Beograd nga një firmë franceze.

Prishtina reagon me refuzim

Pavarësisht thirrjes së Macronit për dialog, Prishtina thotë se nuk ulet më në tavolinën e dialogut me Serbinë pa një marrëveshje kornizë.

Autoritetet e Prishtinës kanë kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që po heziton për një marrëveshje kornizë për njohje reciproke Kosovë-Serbi. Po ashtu po kritikohet fakti që Serbia po armatoset, ndërsa, Kosovës i kërkohet kompromis.

Prishtina zyrtare thotë, se deklarata e presidentit francez Emannuel Macron në Beograd, se “duhet kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është më shumë një këshillë e presidentit francez, sesa një kërkesë e tij. Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se roli i Francës po rritet dhe ky fakt mund ta kthejë Serbinë në tavolinën e dialogut me Kosovën edhe pa u hequr taksa ndaj produkteve të saj. Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, përmbylli vizitën dyditëshe në Beograd, ku ai paralajmëroi nismën e re për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Macron tha se në muajt e ardhshëm do të organizojë një takim në Paris ndërmjet Kosovës dhe Serbisë së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel. Këtë takim e paralajmëroi edhe presidenti i Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”