MENU
klinika

Detajet

Makina përplaset me bordurën në aksin Tiranë-Elbasan, vdes 31-vjeçari

20.07.2019 - 08:37

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë.

Shtetasi në fjalë me iniciale B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë i riu ka humbur jetën. Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.

  • Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.