Manchester United ka fituar me rezultatin minimal, 1-0, sfidën e parë të International Champions Cup, atë kundër Interit.
Ka mjaftuar një gol i talentit Greenwood në minutën 75’, për të siguruar fitore e tretë radhazi për “Djajtë e Kuq”, që ditë më parë mposhtën Leeds United dhe Perth Glory.
Për plot 90 minuta United dominoi ndaj skuadrës zikaltër, që është ende prapa në aspektin fizik, duke qenë se skuadra angleze e ka filluar më herët fazën përgatitore dhe kampionati në Angli fillon më 8 gusht
Skuadra e drejtuar nga Conte u duk qartë pa ide në sulm, e dukshme është mungesa e një sulmuesi të denjë për Interin, që sot luajti me Esposito dhe Longo, ndërsa në pjesën e dytë këtë rol e mori Perisic.