MENU

Letra

Mandatet për Këshillat Bashkiakë, opozita letër Kolegjit Zgjedhor

22.07.2019 - 09:37

Opozita i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor me një letër, ku i kërkon pezullimin e dhënies së mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Kjo letër nisur Kolegjit Zgjedhor mban firmën e Gazment Bardhit.

Letra që kërkon pezullimin e shpërndarjes së mandateve nga Kolegji i shkon për informacion edhe ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake”- shkruhet në letër.

Sipas saj,Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”

Në letrën e vet opozita thekson seLigji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor”.

Më tej, në letër nënvizohet seVendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR”.

Sipas letres, vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tetor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën”– thuhet në letër.

Një apel të fortë e ka opozita edhe për Kolegjin.

“Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate”.