MENU
klinika

Si do ta prisnin tifozët këtë rikthim

Mario Mandzukic pranë rikthimit të bujshëm!

10.07.2019 - 18:52

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic është pranë rikthimit te Bayern Mynih.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja gjermane “Bild”, që thotë se gjiganti kroat mund të veshë sërish fanellën e skuadrës kampione të Bundesligës. Mandzukic ka luajtur edhe më parë me Bayern, në vitet 2012-2014, duke 48 gola në 88 ndeshje.

Sulmuesi 33-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2021 me Juventusin, por duket se palët janë drejt divorcit.

Trajneri Sarri nuk e ka shumë në konsideratë sulmuesin, ndaj prej kohësh po përflitet një rikthim i tij në Bundesligë.

Skuadra që është interesuar më shumë është Borussia Dortmund, por edhe Bayern duket se është gati të hyjë në garë.

Bayern është në kërkim të një sulmuesi pas largimeve të Ribery e Robben dhe përpjekjet për të sjellë në Mynih mesfushorin Sane kanë dështuar deri më tani. Megjithatë, edhe pse jo i njëjti rol, Mandzukic do të ishte një lider brenda dhomave të zhveshjeve.

Transferimi mund të mbyllet për 20 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Polaku gati të mbyllë karrierën si bavarez

Kontratë “të përjetshme”/ Bayern ‘blindon’ Lewandowskin!

Flet pas ftesës së Beckenbauer

Trajner i Bayernit? Ja si përgjigjet Klopp!