MENU

Çfarë po gatuhet?

Marrëveshje PD-PS? Ish-deputeti zbulon detaje

12.07.2019 - 18:15

I ftuar në “Opinion”, ish-deputeti demokrat Edmond Spaho komentoi deklaratat e bëra për një marrëveshje të mundshme PS-PD.

Spaho theksoi kjo “teori” është publikuar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit, Edi Rama.

Sipas tij Partia Demokratike ishte e vendosur dhe nuk nënshkruan asnjë marrëveshje pa u larguar Rama.

Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama.

Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllim ynë është i qartë: nuk kemi hyrë në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor.

Një dialog e bëmë në 2017, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet.

Si kryetar i PS, por jo si kryeministër është e drejtë e tij të jetë në tryezën e partive politike. Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë.

Rama me kokëfortësi kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë. Edhe shtypi ndërkombëtar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substanciale në tërësi.

Kjo është rruga e duhur. Ne nuk donim që në 30 qershor të kishim konflikt dhe mendoj se kjo ka qenë rruga më e drejtë.

Edhe durimi i qytetarëve ka një pikë mbushje . Në asnjë rast protesta në Shqipëri nuk ka qenë të dhunshme. Arritja deri tek djegia e mandateve ishte proces i gjatë dhe i dhimbshëm për opozitën.

Jemi të gatshëm që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Prej ‘90 keni ndryshuar sistemin në formë të vazhdueshme-tha ai.