MENU
klinika

Zgjedh ekipin e ri

Mbappe bën me ‘dhimbje koke’ PSG-në, refuzon rinovimin!

22.07.2019 - 21:10

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Franca: Kylian Mbappe ka refuzuar të rinovojë me PSG-në.

Klubi francez donte të zgjaste kontratën e 20-vjeçarit, por i riu ka refuzuar. Ai është lodhur duke qëndruar nën hijen e Neymar-it dhe duke qenë pjesë e një klubi që nuk arrin të ketë sukses në Europë.

Kampioni i botës synon që në verën e vitit 2020 të shitet drejt një tjetër kampionati dhe Real Madridi është klubi që e do.

Madrilenët e duan me patjetër dhe janë gati të bëjnë çmenduri vitin e ardhshëm duke formuar sërish një ekip galaktik me ardhjen e Mbappes.

Sulmuesi kërkon të dalë nga kampionati francez dhe me Cristiano Ronaldon e Lionel Messin që janë në përfundim të karrierës, topi i artë nuk është më utopi për sulmuesin.

Mbappe ka lëshuar deklarata të forta për lidershipin e tij te PSG dhe duket se nuk është më i lumtur në skuadër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Befasojnë parizienët!

PSG zyrtarizon yllin e Dortmundin!

Parizienët lëvizin në merkato

Leonardo merr tek PSG ‘sherrxhiun’ e Chelsea!