MENU
klinika

"S'mund t'i hapim gropën vetes"

Mbrojtja civile/ Rama paralajmëron sanksione: Kur të vijë furtuna…

10.07.2019 - 10:46

Gjatë ceremonisë së zhvilluar sot për prezantimin e reformmës së thellë ligjore dhe strukturore e organizative për mbrojtjen civile, kryeministri Rama theksoi se do të ketë tjetër organizim që merr parasysh përgjegjësi specifike dhe sanksione për shkelësit.

Një projektligj i ri për t’ju qenë sa më pranë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore”-ka thënë Rama gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, duke pranuar se “Me këtë ligj ka arsye të jemi optimist se kemi një shpërndarje të qartë të përgjegjësive, zinxhir të mirëpërcaktuar të roleve dhe po ashtu”.

Kryeministri ka thënë se masat duhen marrë paraprakisht dhe ditë për ditë e jo kur vjen emergjenca.

Do të ketë sanksione të qartë për cdo institucion apo subjekt privat, nuk mund dot që në përditshmëri ti hapim gropën vetes e pastaj kur vjen furtuna t’i kërkojmë shtetit të në nxjerrë nga gropa, nuk mund dot ti bien shkurt duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave për të bërë një hyrje me palma në lokal dasmash e pastaj ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna.

Njësitë e qeverisjes vendore nuk mund të mos jenë të papërgjegjshme njësoj si një pronar i një lokali dasmash”- tha ai.