MENU
klinika

Në veri të Kosovës

Mbyllen dyqanet/ Haradinaj: Do hapim disa pika shitëse

01.07.2019 - 19:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi hapjen e disa pikave shitëse në veri të Kosovës, pas vendimit të sipërmarrësve atje për mbylljen e dyqaneve, përfshirë ato ushqimore, barnatoret, furrat e bukës e të tjera.

“Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, “kriza humanitare në veri” është një inskenim i autoriteteve të atjeshme dhe Beogradit.

“Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim”, tha Haradinaj.

Ai tha se në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, Qeveria ka organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e Kosovës.

“Ky aksion, i koordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane”, tha Haradinaj.

Asnjë qytetar i Kosovës, shtoi ai, “nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm”.

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë.

Shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, tregtarët në Mitrovicën e Veriut thonë se nuk ka më mallra për shitje, veçanërisht produkte të qumështit, miellit, vajit dhe të tjera.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”