MENU
klinika

Deklarata

Mbyllet numërimi në Tiranë, Veliaj jep mesazhin e parë pas fitores

02.07.2019 - 10:06

Pas mbylljes së numërimit të votimeve për Bashkinë Tiranë, kryebashkiaku i ri Erion Veliaj ka dalë me mesazhin e tij të parë.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shpreh mirënjohje dhe përulësi për qytetarët e Tiranës.

Më tej, Veliaj shton se mezi pret edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, që të nisë me vendimet jetike.

Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij!

Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!

Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije #TiranesQeDuam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë.

Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca! #BASHKE”, shkruan Veliaj.