MENU
klinika

Po dhëndri?

Martohet në fshehtësi Bebe Rexha…

26.07.2019 - 17:04

Vetëm pak më parë, këngëtarja e njohur Bebe Rexha i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet e veshur nuse.

Me vello në kokë dhe fustanin e bardhë të nusërisë, ajo dhuron një puthje me dorë drejt kamerës dhe të gjithë janë habitur nga video që kanë parë.

Megjithëse e dinim single, Bebe ka vendosur të na befasojë duke na dhënë lajmin surprizë se po martohet dhe krahas postimit tregon se i është dashur ta mbajë gjithçka private.

 

View this post on Instagram

 

Best Day Of My Life ? ? I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“Dita më e bukur e jetës time! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!”- shkruan këngëtarja në videon që ka ngritur dyshime të mëdha.

Ende nuk dihet nëse pamja e saj si nuse është thjesht pjesë e një videoklipi, apo Bebe me të vërtetë na e ka mbajtur të fshehtë deri tani lajmin se po kurorëzohet me martesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nxitet nga refuzimi i stilistëve

Bebe Rexha : Po punoj fort për të humbur peshë

Artistja i kundërpërgjigjet fansave...

Arsyeja e trishtë e shtimit në peshë të Bebe Rexhës!