MENU
klinika

FOTO

Media në zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

09.07.2019 - 09:01

Gazetari dhe shkrimtari i njohur, Maku Pone është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Majlinda Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pone do të përcillet sot për në banesën e fundit në qytetin e Fierit.

Maku Pone lindi në Fier në 1 Mars 1939 në një familje që ishte e njohur në këtë qytet për kontributin e saj në levizjen patriotike, arsimore dhe kulturore.

Pone ishte gazetar dhe shkrimtari i njohur, ai ka botuar një sërë veprash. Maku Pone ka botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra per fëmijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një jetë veprës së Kutelit

Ndahet nga jeta zonja Pasko