MENU
klinika

Rrjeti po "zien"

Meghan bën atë që askush s’ka guxuar nga familja mbretërore

29.07.2019 - 11:40

Meghan Markle është përballur me një valë të madhe kritikash për kopertinën e re të revistës “Vogue”, mbi “15 femrat që ajo admiron”.

Dukesha do të jetë e para nga familja mbretërore që do të merret me redaktimin e revistës së modës, duke sjellë së bashku 15 gra që kanë bërë jehonë për një çështje të veçantë “Forces for Change”

Grupi i grave që Meghan admiron përfshin të famshme, politikanë dhe aktiviste të njohura për çështje të tilla si diversiteti, të drejtat transgjinore dhe ndryshimet klimaterike.

Por ajo është përplasur me kritika në internet, të cilat vënë në dukje mungesën e Mbretëreshës në kopertinë.

Të tjerë gjithashtu e kanë kritikuar dukeshën për injorimin e infermierëve, mjekëve, juristëve dhe mësuesve. Një komentues në Twitter e quante kopertinën “të zbrazët” dhe një tjetër e quajti revistën “absolutisht të tmerrshme”.

Ndër të tjera figura të njohura, edicioni i Meghan, përfshin aktoren Jane Fonda, 81 vjeç, dhe aktivisten për ndryshimet klimaterike Greta Thunberg, 16 vjeç.

Ajo përfaqëson një nga lëvizjet më radikale në historinë 100-vjeçare të “Vogue”, me revistën që e konsideron numrin e shtatorit si edicionin e saj më të rëndësishëm të vitit.

Dukeshës, ish-aktore dhe feministe e shpallur, fillimisht iu kërkua që të dilte në kopertinë. Por redaktori i “Vogue” Edward Enninful tha se Meghan refuzoi pasi mendonte se do të dukej shumë “mendjemadhe”.

Në vend që të dilte vetë në revistë, siç ka bërë kunata Kate Middleton në 2016-n, dukesha zgjodhi të përqendrohet te “gratë që admiron” nga bota e modës, filmit, teknologjisë dhe mirëqenies.