MENU
klinika

Ja si e kuptuam...

Meghan dhe Kate u pajtuan? Fotot qenkan thjesht skenar!

13.07.2019 - 15:44

Dalja e parë publike e Archie-t… Pajtimi i Kate dhe Meghan…Vizita e dy kunatave Kate Middleton dhe Meghan Markle…

Të gjitha të sipërpërmenduar, lehtazi na duken tepër të mirëmenduara.

Fotot e publikuara pak ditë më parë të cilat bënë xhiron e rruzullit mund të jenë tërësisht të orkestruara.

Një biograf i familjes mbretërore i quajtur Duncan Larcombe beson se fotot janë të mirëmenduara dhe kjo, kuptohet pikërisht sepse siç tha ai:

“Në ndeshjet e polos, dihet që do të ketë fotografë.”

Aq më tepër kur ndeshen dy vëllezërit Harry dhe William.

Vizita e dy kunatave Kate Middleton dhe Meghan Markle ishte e palajmëruar zyrtarisht, duke ngjallur kurreshtje të menjëhershme për fotot e publikuara fare pak minuta pasi ato mbërritën në fushën e polos së Wokingham-it.