MENU
klinika

Ndeshja Harry- William

Meghan për herë të parë në publik me Archie!

11.07.2019 - 15:16

Meghan Markle doli për herë të parë në publik me Archie-n!

Mamaja 37-vjeçare e bebes mbretërore e përkëdheli dhe e puthi djalin e vet 2-muajsh teksa shkonin për t’iu bashkuar një pasditeje argëtimi bashkë me Kate Middleton dhe kushërinjtë e Archie-t në Billingbear Polo Club në Workingham këtë pasdite.

Shfaqja e Dukeshës së Sussex-it bashkë me të birin ishte e palajmëruar.

Por nuk mundi të mungonte në ndeshjen që vuri ballë për ballë dy vëllezërit: princin Harry dhe princin William, në lojën e polos.

E palajmëruar ishte edhe ardhja e Kate Middleton-it.

Kate nga ana e saj dukej shumë e freskët me një fustan ngjyrë rozë, pjesë e stilit të saj të ri, më rinor dhe pak më të guximshëm. Ajo e kaloi kohën duke ndjekur nga pas të voglin e saj, Louis.

Kjo është hera e parë që familja e pallatit të Sussex-it shikohen bashkë në publik që pas lindjes së Archie-t.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN