MENU
klinika

Sërish theu rregullat

Meghan vendos të pagëzojë të birin në një ceremoni private

02.07.2019 - 15:36

Goxha në rrjete sociale e në media rozë është vënë në dukje një mori lajmesh në lidhje me Meghan Markle dhe historitë e shumta që ndodhin.

Të shtunën e 6 korrikut në familjen mbretërore do të zhvillohet ceremonia e pagëzimit të anëtarit më të ri të familjes, Archie.

Archie do të pagëzohet fiks në 2 mujorin e tij të lindjes.

Burimet për mediat britanike bëjnë me dije se në ceremoni do të jenë pjesëmarrës vetëm 25 persona dhe fotot do të bëhen publike pak ditë pasi të ketë përfunduar pagëzimi.

Fotot do të publikohen në profilin zyrtar të Pallatit Mbretëror metodë kjo, e cila është ndjekur edhe nga Kate Mideltton për vogëlushin e saj Louis.

Korrespondentja e mbretërisë, Victoria Murphy, u shpreh për ‘ABC News’ se Meghan dhe Harry do t’i zbulojnë emrat e kumbarëve të te voglit, pasi ceremonia të përfundojë.

Edhe këtë herë dukesha ka dalë jashtë rregullave mbretërore, megjithatë është kuptuar se kur bëhet fjala për Archie ajo nuk do t’ia dijë.

Meghan ka vendosur që të birin do e mbajë larg mediave dhe familjes mbretërorë derisa ai të rritet. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN