MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si pritet të jetë moti sot!

21.07.2019 - 08:18

Dita e dielë do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Ndërsa pasditja do të sjellë vranësira kalimtare në zonat malore.

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditës, duke u luhatur nga 14 gradë deri në 37 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Sipas MetoAlb, kjo javë parashikohet të jetë mjaft e nxehtë, ku e mërkura do të shënojë temperatura deri në 40 gradë celsius.