MENU
klinika

Vizita në Sarajevë

Meta takon Erdoganin: Turqia po mbron Ballkanin!

09.07.2019 - 15:55

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme në Sarajevë presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Meta shprehet mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.

Sipas Metës, Marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.

Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan Meta në Facebook.