MENU
klinika

Zbardhet biseda

Meta telefonon Kryeministrin e ri të Greqisë!

08.07.2019 - 16:33

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në një status të tijin në Facebook, Meta thotë se ka diskutuar me të dhe e ka uruar në detyrën e re.

Presidenti shprehet shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen edhe më shumë.

STATUSI I PLOTË

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.

Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë.
Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.?????”, shkruan kreu i shtetit.