MENU
klinika

Rrugëtimi i një legjende

Metallica, nga A-ja te Zh-ja

11.07.2019 - 15:36

     Grupi i njohur për rivalitetin toksik, abuzimin me substancat narkotike, si dhe këngët me tituj të tillë, si: “Mesia lebroz”, “Korrësi i dhembjes” apo “Miku i mjerimit”, ka tentuar këtë herë edhe botimet për fëmijë.

Libri me ilustrime i titulluar “ABC-ja e Metallica-s” do të publikohet më 26 nëntor, ndërsa të ardhurat do të shkojnë në për fondin e tyre për bamirësi, “All Within My Hands”.

 

 

 

Libri u shkrua në bashkëpunim me autorin Hoëie Abrams, ndërsa është ilustruar nga Michael “Kaves” McLeer.

Në faqen e tyre në rrjet, ata e kanë përshkruar librin me këto fjalë: “Me përfshirjen e rimave dhe ilustrimeve, ABC-ja analizon historinë e grupit, nga A-ja te Zh-ja! Çdo shkronjë e alfabetit, nxjerr në pah një moment të rrugëtimit tonë”.

 

 

 

 

Albumi i tyre më i fundit – i dhjeti ky, gjatë karrierës 38-vjeçare – ishte ai i vitit 2016, “Hardwired … to Self Destruct”, album që u shit në miliona kopje në mbarë botën dhe u propozua për çmimin “Grammy”.

 

 

 

 

Kohët e fundit, grupi mbajti dy koncerte në stadium, në Britaninë e Madhe, ku sipas “Guardian” përshkruhen si “një masterclasë e muzikës metal, në dy orë e gjysmë”./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit