MENU
klinika

La pas edhe Angelina Jolie

Michelle Obama, gruaja më e admiruar në planet…

19.07.2019 - 13:45

Ish zonja e parë amerikane Michelle Obama është gruaja më e admiruar në planet. Fakti është zbuluar nga sondazhi i fundit i YouGov që e vendos Bill Gates të parin mes burrave të famshëm.

Në Top 20 të YouGov, presidenti Donald Trump renditet i katërmbëdhjeti ndër burrat, i ndjekur nga Papa Francesku në vendin e 15-të dhe i paraprirë në vendin e katërt, nga presidenti kinez Xi Jinping.

Michelle Obama pasohet nga Oprah Winfrey në vendin e dytë, Angelina Jolie në vendin e tretë, Mbretëresha Elizabeta në vendin e katërt, aktorja Emma Watson renditet e pesta.

 

Zonja e parë Melania Trump është “new entry” në renditjen e 20 grave më të admiruara në planet dhe renditet në vendin e 19-të, pas Theresa May. Ish zonja e parë Hillary Clinton është në vendin e tetë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel është në vendin e 12-të pas yllit Madonna.

Familja Obama, në tërësi, sigurisht që është familja më e admiruar duke parë se ish presidenti amerikan Barak Obama renditet i dyti nga burrat pas Bill Gates.

Nga klasifikimi i burrave, Cristiano Ronaldo renditet i shtati kurse Lionel Messi i nënti.