MENU
klinika

"Nuk kemi ende sistem shpërndarjeje"

MIE kërkon shtyrje të afateve për Albgaz!

09.07.2019 - 20:55

Enti Rregullator i Energjisë ka rishikuar rregulloren lidhur me cilësinë e shërbimit dhe furnizimit me gaz.

Pavarësisht se ka rishikuar një pjesë të tyre, duke e përputhur edhe pjesën e rekomandimeve të Sekretariatit, janë lënë të pandryshuar afatet te dispozitat kalimtare për zbatimin e treguesve të performancës minimale të cilësisë.

Këto afate nuk ndryshuan edhe pas kërkesës së bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila argumentonte se aktualisht nuk ka ende një sistem gazi mbi të cilin Albgaz të ushtrojë veprimtarinë si operator shpërndarje.

Në rregullore nënvizohet se vlera e treguesve të performancës minimale të cilësisë janë indikativë, por jo të detyrueshëm dhe duhet të synohen nga OSSH (Albgaz) gjatë një periudhe tranzitore dyvjeçare duke filluar nga kanari i vitit 2020.

OSSH nuk do të jetë subjekt i një gjobe për shkak të mosrealizimit në përputhje me MQPI-në fillestare, para 31 dhjetorit 2022.

Për sa më sipër, MIE kërkoi rishikimin e afateve të përcaktuara në nenin 10, duke qenë se Albgaz sh.a nuk ushtron veprimtarinë e tij si operator i shpërndarjes dhe duke marrë parasysh që TAP do të fillojë operimin e tij në 2020, afatet e përcaktuara në këto pikat 10.1 dhe 10.2 të nenit 10 të shtyhen me të paktën 1 ose 2 vjet, pasi nuk kemi ende një sistem të shpërndarjes së gazit natyror.

Enti Rregullator i Energjisë, nga ana tjetër, nënvizoi në vendimin e vet se në lidhje me afatet e vendosura në rregullore ato janë të tilla që të shërbejnë si incentivë për shoqëritë që të arrijnë objektivat përkatëse. Këto afate janë vendosur në konsulencë me USAID dhe gjatë periudhës së pritjes së komenteve nga palët kanë marrë edhe konsensusin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, i cili e ka vlerësuar këtë rregullore si shumë cilësore.

“Edhe vetë shoqëria Albgaz sh.a. bëri të ditur se i gjen të drejta parashikimet e dispozitave të kësaj rregulloreje. Mospërmbushja brenda afateve të objektivave të parashikuara në këtë rregullore, nuk pengon shoqëritë që t’i drejtohen ERE-s me një kërkesë për shtyrjen e tyre, duke argumentuar e duke provuar pamundësinë e realizimit në kohë”, – vlerëson ERE.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit