MENU
klinika

Nominohet ministrja gjermane e mbrojtjes

Mikja e Merkel në krye të Komisionit Europian?

02.07.2019 - 21:37

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen nominohet për presidenten e re të Komisionit Europian. Nëse PE e miraton, Leyen do të jetë Presidentja e parë femër e KE-së.

Në vend të Federica Mogherinit, spanjolli Josep Borrel, është zgjedhur si shefi i ri i politikës së jashtme në BE.

Nëse ka sukses Von der Leyen do të jetë gruaja e parë që do të marrë presidencën e Komisionit, me përgjegjësi si propozimin e ligjeve të reja të BE, zbatimin e rregullave të bllokut dhe trajtimin e marrëveshjeve tregtare.

Lindur në Bruksel, familja e saj u shpërngul në Gjermani kur ishte 13 vjeç. Ajo studioi ekonomi në Londër dhe mjekësi në Hanover para se të hynte në politikë.

Si një aleate e ngushtë e Kancelares gjermane Angela Merkel, ajo ka qenë anëtare e Kristian Demokratëve konservatorë të Merkelit (CDU) që nga viti 2005.

kolana e librave

Tani 60 vjeç, Von der Leyen është nëna e shtatë fëmijëve, shumë e pazakontë në një vend ku lindshmëria mesatare është 1.59 fëmijë për grua.

Emërimi i saj si ministri i mbrojtjes i Gjermanisë në vitin 2013 ishte i papritur dhe pasoi tre muaj bisedime koalicioni midis CDU dhe Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD).

Si ministre e mbrojtjes në vendin më të industrializuar dhe të populluar të BE, ajo ka argumentuar që Gjermania duhet të rrisë përfshirjen e saj ushtarake në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Christine Langarde u nominua presidentja e Bankës Qëndrore Europiane. Për kreun e Këshillit Europian, u nominua kryeministri belg Charles Michel. Këtë post e mbante Donald Tusk.

Pas nominimit Lagarde tha se është e nderuar për nominimin për drejtimin e BQE. Gjatë nominimit për këtë post, Legarde heq dorë nga përgjegjësitë e FMN.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihma për rindërtimin e vendit

Gjermania “shpëtimtare” edhe e Irakut

Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…