MENU
klinika

Mbyllet marrëveshja

Zbulimi i “Kupës së Amerikës” transferohet në Londër!

17.07.2019 - 18:48

Nuk ka më dilema dhe alternativa për të ardhmen e sulmuesit brazilian, Everton.

23-vjeçari do të jetë pjesë e Arsenal sipas “Fox Sports”.

Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Gremio për transferimin e sulmuesit anësor për 40 milionë euro.

Everton do të kryejë vizitat mjekësore në Brazil, para se të niset drejt Europës dhe të firmosë kontratën me klubin londinez.

Arsenal ka qenë në qendër të kritikave sepse asnjë përforcim i duhur nuk është kryer deri tani, edhe pse trajneri Emery tha publikisht se do të ketë blerje të mëdha nga “Topçinjtë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Befasojnë parizienët!

PSG zyrtarizon yllin e Dortmundin!