MENU
klinika

Problemet në mbrojtje

Milan ‘prenoton’ shokun e Shaqirit dhe Xhakës!

15.07.2019 - 20:48

Jo vetëm Lovren, Pezzella dhe emra të tjerë.

Milani është duke bërë sondazhe edhe për Fabian Schar sa i përket mbrojtjes. Aktualisht, zviceriani është duke luajtur me Neëcastle dhe shihet si profili ideal për të luajtur përkrah Romagnolit, deri sa Caldara ta marrë veten plotësisht.

Lajmi bëhet i ditur nga “Mirror”.

Schar është edhe shumë mik me Granit Xhakën, por edhe Taulantin, ndërsa luajnë bashkë në kombëtaren e Zvicrës dhe dikur kanë luajtur edhe te Basel, nga viti 2012 deri në 2015.

Sezonin e shkuar, 27-vjeçari luajti 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 24 në Premier, nga të cilat 22 si titullar. Edhe pse mbrojtës qendre, di edhe të shënojë, pasi ka realizuar sezonin e shkuar 4 gola. Titullar te Zvicra, ka luajtur 47 herë me helvetët dhe ka shënuar 7 gola, rekord për një mbrojtës qendre në këtë kombëtare.

Schar ka një kontratë deri në vitin 2021 me Neëcastle, por një eksperiencë në Itali do të ishte ideale për të.