MENU
klinika

Pritet zyrtarizimi

Milan ‘hap thesin’/ Akord “faraonik” për yllin e Atleticos!

22.07.2019 - 20:30

E pabesueshme ajo që ndodh! Milani dhe Atletico Madrid janë pranë arritjes së akordit “faraonik” për transferimin e Angel Correa, sulmuesit argjentinas, te kuqezinjtë.

Një operacion tepër i kushtueshëm, të cilin sipas “Sky” dhe “Gianluca di Marzio”, e ka mbyllur personalisht Zvonimir Boban. Por, cilat janë detajet? Sipas “Sky Sport” bëhet fjalë për një investim mbi 50 mln euro.

Praktikisht, 50 mln euro fikse me bonuse që arrihen lehtësisht dhe 7 mln euro të tjera bonuse vështirë të arritshme.

 

Kështu, Correa shkon drejt Milanit, me të cilin ka akord për rrogën dhe kontratën e re.

Në anën tjetër, Jorge Mendes, ai që u mor me këtë “orkestrim” merkatoje, është duke shitur Patrick Cutronen në Premier League, te klubi i tij “satelit”, pra Wolves për rreth 25-30 mln euro. Pasi sistemoi Andre Silvën te Monaco dhe i solli Milanit 30 mln euro, thuajse 10 mln plusvlerë, pritet t’i sjellë një plusvlerë të frikshme në Angli me Cutronen.

Ndërsa, “Milannews” shkruan se akordi me Atletico Madrid është 40 mln euro dhe 10 mln bonuse që mund të arrihen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konsiderohej kryesor nga trajneri i ri

E bujshme/ Milani shet papritur yllin e sulmit!