MENU

Shokon me deklaratën

Miley edhe pse e martuar, “Ende më tërheqin shumë vajzat”

12.07.2019 - 13:35

Miley Cyrus është një “tërmet” i vërtetë që me çdo deklaratë na lë gojë hapur.

Dhe këtë ne e themi me plot bindje, sepse gjithnjë këngëtarja di që të rrëmbejë vëmendjen e duhur duke u bërë kështu ikonë e mediave rozë.

Në një intervistë të fundit për revistën “Elle”, Miley Cyrus foli për orientimin e saj seksual pas martesës me aktorin Liam Hemsworth.

Duke e njohur mirë karakterin e Miley, e cila vjen herë pas here me plot dinamikë nuk do na habisë më as fakti që Miley ende, edhe pse e martuar, vijon të pëlqejë vajzat dhe nëse nuk na besoni, ajo e tha këtë me gojën e saj.

“Mendoj se njerëzit janë pak konfuzë për faktin se jam e martuar”, u shpreh Miley, “Por marrëdhënia jonë është unike.”

Këngëtarja pranoi se nuk i pëlqen të jetë bashkëshortja standarte pasi për të, martesa nuk është më tepër se një hap përpara në marrëdhënien e tyre, jo një kontratë kyçjeje në shtëpi.

“Vërtet njerëzit mendojnë se unë rri në shtëpi dhe gatuaj? Vërtet jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por vazhdoj të jem shumë e tërhequr seksualisht ndaj vajzave.”

“Unë mora një vendim për se cilin partner doja në krah. Zgjodha njeriun me të cilin ndihesha më e sigurt. Përfundimisht, nuk përshtatem me rolin stereotipik të bashkëshortes. As që më pëlqen ajo fjalë.”

Marëdhënia mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth është ajo që te gjithë dëshirojnë të kenë sepse ia dolën edhe pas ndarjes së vitit 2013, që na dhuroi hitin “Wrecking Ball”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Performon në “Beale Street”

Miley Cyrus njofton albumin e saj të shtatë

Liam tregon detaje të martesës me Miley

Liam tregon detaje të martesës me Miley