MENU

Deklarata shokuese!

Modeles Naomi i ndalohet të hyjë në hotel për shkak të ngjyrës

30.07.2019 - 16:44

Naomi Campbell ka shokuar botën me rrëfimin e saj më të fundit duke na bërë t’i vëmë gishtin kokës.

Ajo tregoi se këtë vit iu ndalua hyrja në një hotel francez për shkak se është me ngjyrë.

Supermodelja 49-vjeçare, nëna e së cilës është nga Xhamajka, thotë se ishte e ftuar në një eveniment, por ishte larguar nga stafi për ngjyrën e lëkurës së saj.

“Fjala ‘diversitet’ është gjithka por nuk ishte në fillim kur unë nisa karrierë”, ka thënë ajo.

“Unë gjithmonë kam dashur që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kohët e fundit kam qenë në një qytet në jug të Francës, ku jam ftuar të marr pjesë në një ngjarje në një hotel, emrin e të cilit nuk do ta përmend. Ata nuk deshën të na linin mua dhe mikun tim për shkak të ngjyrës së lëkurës. Personi në hyrje pretendoi se nuk kishte vend, por ai lejonte njerëzit e tjerë të hyjnë”, shton më tutje Campbell.

Edhe pse vitet po kalojnë, Naomi vazhdon të qëndrojë në vendet e para të listës së modeleve më të kërkuara në botë, fakt ky që nuk na habit duke parë bukurinë e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ndarjes nga Naomi Campbell

Kush është modelja e re e Liam Payne?