MENU

Deklarata e fortë

Moikom Zeqo: Do të ketë vdekje partish! Edhe PD, edhe LSI!

09.07.2019 - 23:11

Analisti dhe poeti Moikom Zeqo, ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë sot.

I ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, Zeqo deklaron se procedura për shkarkimin e Metës nuk do të jetë kaq e thjeshtë, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta përshpejtojë atë.

Ndër të tjera, Zeqo ka deklaruar se nga kjo krizë mund të shkrihen edhe parti të mëdha, siç janë LSI apo Partia Demokratike, që prej muajsh janë protestë për të rrëzuar qeverinë.

Zeqo e quan një akt ekstrem vendimin për bojkot dhe djegjen e mandateve nga ana e opozitës shqiptare.

“Mendoj se do të jetë një krizë e zgjatur.

Nuk është aq thjeshtë e zgjidhshme, duhet të ketë një ndërhyrje ndërkombëtarësh.

Ne jemi përballë një kolapsi politik. Këtu nuk funksionon opozita dhe vetvetiu as qeveria.

Filloi me ekstremin e djegies së mandateve… do të kemi një djegie partish, Mediu, Dash Shehu, do të ketë një vdekje të partive edhe më të mëdha, ndoshta edhe LSI, edhe PD, por do ta dëmtojë edhe PS do ta dëmtojë.

Do të pasohet nga një klasë e re“, deklaroi Zeqo.

"Një nga zërat më të fortë PO Shqipërisë"

Në prag të vendimit për negociatat, ‘provokon’ Rama me foto

U prit me nderime të larta shtetërore

Meta merr vlerësimin e rëndësishëm nga Princi i Monakos

"Edhe pse vetë do të dalim nga BE..."

Negociatat/ Ambasadori britanik mbështet hapur Shqipërinë

"Forcim bashkëpunimi në fushat me interes reciprok"

Ilir Meta pritet në takim nga Princi i Monakos