MENU

"Mos rrisni taksat"

KE “dush të ftohtë” Shqipërisë për PPP-të

11.07.2019 - 09:03

Në lidhje me programin e pestë të reformave ekonomike, hartuar nga qeveria shqiptare për periudhën 2019-2021, Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin e tij.

Në raportin e publikuar nga KE vihet re se theksi është vënë në disa pika:

1. Niveli i lartë i borxhit publik
2. Mbledhja e taksave nën potencial
3. Niveli i ulët i konkurrueshmërisë
4. Papunësia e lartë te të rinjtë
5. Cilësia e ulët e edukimit
6. Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar
7. Mungesa e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për PPP

Sipas asaj çka shkruhet në raport, KE vlerëson se në Shqipëri investimet në arsim dhe shëndetësi janë më të ulëta se mesatarja e rajonit.

Raporti thekson se këto investime pritet të ulen edhe më tej.

Përsa i përket PPP-ve, teksa i referohet shifrave të FMN-së, raporti thekson se kanë arritur 31% të PBB-ë dhe se pritet të shtohen me 15% të PBB-së në 2019.

KE në raportin e publikuar prej saj bën me dije se rritja e projekteve me Partneritet Publik Privat sjell rreziqe kyçe që minojnë planet për reduktimin e deficitit.

Nga ana tjetër KE vëren se pavarësisht rritjes së nivelit të PPP-ve, nuk vërehet një rritje e stafit që është në gjendje të monitorojë dhe vlerësojë këto kontrata dhe projekte komplekse.

Kjo nënkupton që detyrimet financiare publike të lidhura me PPP-të nuk po adresohen si duhet dhe nuk po regjistrohen nga ana statistikore.

Cilat janë kritikat që KE në raportin e saj i adreson Shqipërisë?

1. Informalitet i lartë
2. Nivel i ulët i të ardhurave publike

Sipas Komisinot Europian Shqipëria nuk ka ndërmarrë angazhim që t’i rrisë, pavarësisht se janë në potencial.

Çfarë i rekomandon KE Shqipërisë?

KE në raportin e saj rekomandon që Shqipëria të mos rrisë taksat, por të shfrytëzojë hapësirën që ka nga evazioni fiskal.

Borxhi Publik

Sipas raportit të Komisionit Europianm borxhi publik në Shqipëri është shumë i lartë.

-Nevojat e mëdha financiare po peshojnë në qëndrueshmërin e borxhit
-Mbledhja e taksave është nën potencial

KE në raportin e publikuar bën me dije se reduktimi i planifikuar i borxhit varet nga rritja e lartë ekonomike.

Si mund të ulet niveli i borxhit publik?

-Avancimi i konsolidimit fiskal
– Niveli i lartë i punës së padeklaruar dhe evazionit fiskal siguron hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore pa rritur normat e taksave
– Detyrimet e papaguara dhe detyrimet e paparashikuara dëmtojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik

Financat publike të Shqipërisë

-Vuajnë nga niveli të ulëta të grumbullimit të taksave
-Vuajnë nga nivele të larta të informalitetit

Sipas raportit të KE, të ardhurat nga mbledhja e taksave si përqindje e PBB-së mbeten nën mesataren rajonale.

Përse ndodh kjo?

Kjo vjen si pasojë e madhësisë së lartë të informalitetit.

-Evazioni i TVSH-së vlerësohet të jetë 30-40% e TVSH potenciale
-30% e punësimit janë të padeklaruar

Investimet në arsim dhe shëndetësi

-Këto investime në Shqipëri janë nën mesataren rajonale

Raporti bën me dije se programi ekonomik planifikon të ulë më tej pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi.

Gjithashtu në rapot thekshet se qeveria është optimiste për rritjen e investimeve dhe eksporteve.

Sfidat me të cilat përballet Shqipëria, sipas Komisionit janë:

-Konkurrueshmëria e Shqipërisë vazhdon të pengohet nga mungesa e efikasitetit në sektorin e energjisë, duke përfshirë sigurimin e pamjaftueshëm të furnizimit.

-Sektori i turizmit në Shqipëri ka një potencial të madh, por është i pazhvilluar.

-Papunësia dhe inaktiviteti i lartë i të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të pambrojtur, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë gjithashtu pengesa kryesore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liberalizim apo kontroll shtetëror...

Çfarë nxisin krizat ekonomike?