MENU
klinika

Ikonat e tenisit

Murray dhe Williams e nisin me fitore ‘aventurën’ në Wimbledon

07.07.2019 - 12:31

Andy Murray dhe Serena Williams e kanë nisur mbarë aventurën e tyre të përbashkët në grand slam-in e Wimbledon, ku luajnë në çift në lojën dyshe mikse.

Dy ikonat e këtij sporti, fitues të këtij grand slam-i më parë, fituan në raundin e parë 2-0 ndaj dyshes Andreas Mies-Alexa Gurachi (6-4, 6-1).

Një fitore e merituar e dy kampionëve dhe ikonave të këtij sporti, që tërhoqën vëmendjen e mjaft fansave, që ndoqën këtë përballje.

Edhe pse kjo ishte hera e parë që Murray e Williams bashkonin forcat në një sfidë zyrtare, dukej sikur në fushë dy tenistët kishin vite që luanin bashkë.

Më herët, Murray ishte eliminuar nga loja dyshe, ku luan me Pierre-Hugues Herbert në kategorinë e meshkujve.

Ndërsa Serena Williams, më herët pat fituar me lehtësi 2-0 (6-3, 6-4) ndaj gjermanes Julia Goerges në lojën teke të Wimbledon, duke avancuar në raundin e katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN