MENU
klinika

'U rrite bukur edhe pa mua"

Na përloti! Sokol Balla, dedikim emocionues për të birin

20.07.2019 - 16:59

Moderatori i njohur Sokol Balla gjithnjë ka qëndruar larg mediave dhe jetën private ka ditur ta bëjë sa më diskrete të jetë e mundur.

Ai shumë rrallëherë ka folur për dy fëmijët e tij.

Mirëpo pak pas mesnatës, Sokoli ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për të birin Colin, i cili feston ditëlindjen e 14-të.

Më poshtë mund të lexoni dedikimin e plotë:

Te kam thene se une te njihja para se te lindje. Te kisha pare ne enderr ashtu sic dole: i bukur, madheshtor, delikat dhe i panjohur. Ma trazove jeten dhe me bere te ndryshoj. Me prishe gjumin dhe me rregullove ajrin. Sot fale teje, jam shume me i mire, shume me i forte se 20 korrikun e 2005, kur m’u shfaqe ne nje kuti te xhamte si nje kukull e porositur me kujdes. E megjithate sot je ti qe me terheq me adrenalinen tende thellesive te detit, je ti qe ma kalon me shpejtesine e mendimit, bukurine e fjales, forcen e argumentit. Me dhembshurine per motren dhe dashurine qe i ploteson cdo mungese. Kur linde ti, zbulova se egoizmi im kishte nje kufi dhe se jeta ime ishte tashme e jotja. Zbulova qe me munde qe ne shikimin e pare. Ashtu sic me mund e kalon sot ne gjithcka. Ti nuk je pjesa ime me e mire. Ti je thjesht me i mire se une. Pate mundesine te ishe nje femije i llastuar, por zgjodhe te ishe nje njeri i mire, i qete dhe i thjeshte. Pa teka dhe pa huqe. Ti u rrite bukur edhe pa mua, se ashtu je; perfekt dhe i bekuar. Ti me ben krenar per ty dhe te trishtuar per veten. Ti je pasqyra e asaj qe une s’do jem kurre. Dhe sot je vetem 14 vjec. Falemnderit. Je femija qe do donte cdo baba. Une kam fatin e madh te jem i joti. U befsh 100 Colin! Zoti qofte me ty. Ndoshta ai mundet me mire sesa mundem une, te te tregoje sesa shume te dua. Te perqafoj, Daddy Baddy ❤️

Moderatori e cilëson djalin e tij më të mirë se veten, teksa thotë se është i vetmi person që e mund dhe ia kalon në gjithçka.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN