MENU
klinika

Nën urdhrat e trajnerit të famshëm!

Napoli bën ‘skonto’/ Hysaj zyrtarizohet javës tjetër!

13.07.2019 - 21:52

Elseid Hysaj është gjithmonë e më shumë larg Napolit dhe gjithmonë e më pranë Atleticos!

Javën e ardhshme negociatat për transferimin e Hysajt tek Atletico Madridi nën urdhrat e Simeones, pritet të intensifikohen, më qëllim mbylljen sa më parë të marrëveshjes.

Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, kontaktet mes dy klubeve janë të vazhdueshme, pasi “Los Colchoneros” e konsiderojnë mbrojtësin shqiptar një resurs të rëndësishëm për krahun e djathtë.

Pas shumë ‘tekash’, tashmë mësohet se edhe Napoli ka pranuar të ulë çmimin, duke ia lehtësuar edhe më shumë spanjollëve të kryejnë goditjen e radhës.

Atletico ka ofruar 15 milionë euro italianëve dhe oferta mund të rritet duke përfshirë bonuset, ndërsa De Laurentiis do të ishte i gatshëm të pranonte edhe më pak se 20 milionë euro.

Palët duken edhe më afër marrëveshjes, ndërkohë që Hysaj pritet të nisë një aventurë të re mjaft emocionuese nën urdhrat e “Cholo” Simeones që duket se po e pret me ‘krahët hapur’ mbrojtësin kuqezi!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”