MENU
klinika

Gati superoferta për Interin

Napoli ndërhyn në çështjen “Icardi”

06.07.2019 - 12:49

Napoli futet fuqishëm në garën për të firmosur me Mauro Icardin.

Aurelio De Laurentiis mesa duket e ka seriozisht për sulmuesin argjentinas dhe është gati të sfidojë Juventusin që gjithsesi mbetet zgjedhja e parë e Mauritos për të vazhduar karrierën.

Napoli e ka kërkuar edhe para disa vitesh, Icardin në atë periudhë për të zëvendësuar Higuain që u transferua te Juventusi ndërkohë që numri 1 i të kaltërve është gati të ofrojë 60 milionë euro për të vendosur në dispozicion të Ancelottit, njeriun gol të Interit.

Soccer Football – Serie A – Genoa v Inter Milan – Stadio Comunale Luigi Ferraris, Genoa, Italy – April 3, 2019 Inter Milan’s Mauro Icardi celebrates scoring their second goal from the penalty spot REUTERS/Massimo Pinca

Por te Napoli kanë edhe një ide tjetër dhe janë gati t’i ofrojnë Interit kartonin Lorenzo Insignes në shkëmbim të 26-vjeçarit amerikano-jugor.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Interi, por një gjë është e sigurtë, Conte nuk e do në skuadër Icardin dhe ai do të largohet këtë verë nga zikaltrit.