MENU
klinika

Sezoni i ri

NBA hap kapitull të ri me 5 dyshet më të forta!

29.07.2019 - 18:26

Merkato e verës ka ndryshuar tërësisht NBA-në e sezonit të ri. Leonard kalon nga Lindja në Perëndim, ndërsa Durant udhëton në kahun tjetër e mjaft ndryshime të tjera.

Skuadrat kryesore për titull kanë marrë masat për t’u përforcuar me basketbollistët më të mirë në qarkullim. Janë krijuar disa dyshe të frishme, që mund të bëjnë diferencën në çdo moment të sezonit.

Ja 5 dyshet më të forta të sezonit të ri 2019-2020 që do të shohim në NBA:

Brooklyn Nets,  Kevin Durant/Kyrie Irving

Një dyshe që nuk do ta shohim shpejt në fushë, pasi Durant rrezikon të mos luajë gjithë sezonin e ri për shkak të dëmtimit në Thembrën e Akilit. Gjithsesi, në letër kjo dyshe është e tmerrshme dhe Durant mund të rikuperohet në kohë për play off-in.

Houston Rockets, James Harden/Russell Westbrook

Kjo dyshe ka funksionuar edhe më parë, kur ata luanin tek Oklahoma. Tani është koha të shohim se sa dy basketbollistët kanë evoluar, pasi nuk lujnë bashkë që nga viti 2012. Dy kampionë që do të bëjnë diferencën në fushë në çdo moment, ndaj janë për t’u patur frikë.

Golden State Warriors, Stephen Curry/Klay Thompson

Pa Kevin Durant, skuadra e Golden State rikthehet te dyshja klasike Curry-Thompson, që edhe më parë ka treguar se mund të bëjnë diferencën në fushë. Thompson do të mungojë gjatë (deri në shkurt 2020), i dëmtuar. Kjo dyshe është e kolauduar prej vitesh dhe kjo e bën atë të paparashikueshme.

Clippers, Kawhi Leonard/Paul George

Një dyshe kaq të fortë skuadra e Clippers nuk e ka patur kurrë në historinë e saj. Çka i jep mundësi ekipit kalifornian të duelojë për titull. Aq më tepër që Leonard është MVP i finaleve. Një dyshe që mund të bëjë diferencën si në sulm ashtu dhe në mbrojtje.

Lakers, LeBron James/Anthony Davis

Kjo dyshe konsiderohet si ajo Bryant-O’Neill disa vite më, parë, që bënë Lakers kampionë të NBA-së. Dy yjet kanë gjithë verën në dispozicion për t’u njohur më mirë dhe programuar titullin e radhës. Pas një sezoni të dështuar, ata duan të tregojnë se sa vlejnë, ndaj përgatituni për një dyshe shpërthyese.