MENU
klinika

Arrestim apo ndalim?

Ndalohet në aeroport?/ Çfarë ka për të thënë kësaj here Haradinaj?

18.07.2019 - 17:28

Konsultë disa minutëshe, kështu e përshkruan Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ndalesën në aeroportin e Vjenës.

Mediat kosovare raportuan se vëllai i kryeministrit ishte ndaluar nga policia austriake në bazë të një fletarresti nga Serbia, por Haradinaj thekson nuk bëhet fjalë për arrestim apo ndalim.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Ai falenderon autoritetet austriake për korrektesën e treguar.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.