MENU
klinika

Çfarë thanë avokatët?

Ndërpritet seanca për Bardh Spahinë

11.07.2019 - 10:10

Në Gjykatën e Apelit në Shkodër është ndërprerë seanca për ish-deputetin demokrat, Bardh Spahia.

Shkak për ndërprerjen e seancës është bërë mungesa e Spahisë në seancë.

Gjykata ka bërë me dije se do të kontaktojë me komisariatin e Policisë Tiranë për t’u informuar nëse ish-deputeti po shoqërohet apo jo.

Avokatët kanë deklaruar se Spahia ka informacion për seancën e sotme, por ai nuk është prezent.

Pala mbrojtëse e ish-deputetit kanë prokurë nga familjarët e Bardh Spahisë, e po ashtu edhe ai vetë ka deklaruar që edhe në mungesë të mbrohet nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja.

Për Spahinë është dhënë pak javë më parë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për sulmin në KZAZ në Shkodër, ku u dogj një shkollë në të cilën ndodheshin materialet e votimit.