MENU
klinika

Reagimi i papritur...

Në foton e Luana Vjollcës, Getoarin e tërheq vaska

28.07.2019 - 15:08

Ajo di të tërheqë vëmendjen me çdo postim apo lëvizje sado të vogël të saj.

Sidomos me sukseset në muzikë javë më parë, Luana publikoi bashkëpunimin me Faydee, të titulluar “Yalla Habibi”, i cili deri tani ka arritur plot 3.3 milionë klikime në Youtube.

E si çdo herë, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto shumë të bukur të saj, duke marrë vëmendjen e fansave dhe pëlqime e komente të shumta.

Mirëpo, teksa të gjithë e komplimentojnë për bukurinë dhe format tërheqëse, në komentet e saj bie në sy ai i kunatit, Getoar Selimit.

Ndryshe nga gjithë të tjerët, ai ka vendosur të komplimentojë vaskën me tyl të moderatores, duke i shkrirë së qeshuri ndjekësit.

“Shumë e bukur kjo vaska me tyl”- i shkruan reperi, ndërsa Luana ja ka kthyer:

“S’rrije dot pa ma kthy ë.”- duke lënë të kuptohet se po thumbohen me humor me njëri-tjetrin.

Epo vetëm Getoarit i pëlqen vaska, se ne të tjerët mendja dhe sytë na mbetën te bukuria e hijeshia e Luanës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN