MENU
klinika

Në Madrid i tregojnë derën

Mbërrin oferta e çmendur për Bale!

10.07.2019 - 22:13

Gareth Bale refuzon një ofertë të çmendur nga Kina.

Edhe pse nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, sulmuesi uellsian ka edhe 3 vite kontratë me Los Blancos dhe nuk dëshiron të largohet nga Madridi.

Ai është i sigurt se mund të bëjë mirë dhe mund të bindë sërish trajnerin Zidane të besojë sërish tek aftësitë e tij.

Soccer Football – Champions League – Group Stage – Group G – Viktoria Plzen v Real Madrid – Doosan Arena, Plzen, Czech Republic – November 7, 2018 Real Madrid’s Gareth Bale celebrates with Karim Benzema and Sergio Reguilon after scoring their fourth goal REUTERS/David W Cerny

Nga Lindja e Largët ka ardhur vërtetë një ofertë e paimagjinueshme për Bale.

Një klub i Superligës kineze, emri i të cilit nuk bëhet i ditur i ka ofruar britanikut një pagë faronike prej 1 milionë euro në javë.

Nëse Gareth do të pranonte do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, por uellsiani e ka refuzuar ofertën pasi transferimi në Kinë nuk bën pjesë në planet e tij të afërta.