MENU
klinika

Video

Në mes të club-it, Rina kërcen këngën e Tayna-s!

10.07.2019 - 14:22

Tayna dhe Rina janë dy nga reperet më të njohura dhe të suksesshme, por edhe kundërshtare.

Ato i kanë bërë shpesh herë diss-e njëra tjetrës dhe rivaliteti mes tyre është tepër i dukshëm.

Megjithatë së fundi, Rina është shprehur se nuk ka ndërmend që të merret më me diss-et e repereve të tjera shqiptare.

Reperja madje është provokuar në një club në Prishtinë kur teksa ndodhej me dy miq, i kanë vendosur në sfond këngën e Tayna-s.

Dhe si reagoi Rina do të thoni!

Ajo vijoi muhabetin me miqtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje nga fundi i videos së publikuar nga “Lajmi.net”, Rina shihet duke kërcyer dhe tundur supet ndërkohë që kënga “Kce” është në sfond!

Epo s’mund t’i shpëtonte as ajo këtyre ritmeve!  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN