Drejtuesi i Prokurorisë Përmet, Hysen Keta është shkarkuar sot nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkak për shkarkimin e tij janë bërë problemet me pasurinë dhe profesionalizëm.
Ndërtimi i një shtëpie tre katëshe mbi një truall të trashëguar nga i ati, rezultoi problematik për drejtuesin e Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, kishte arritur në përfundimin se Keta nuk kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte disa mos deklarime.
Brunilda Bekteshi, relatorja e çështjes në KPK tha se edhe hetimet e Komisionit ishin vërejtur një sërë problemesh në pasurinë e prokurorit.
Keta sipas relatimit nuk kishte sjellë dokumentacion provues për të ardhurat e tij si avokat në vitet 90’, kishte mungesë burimesh të ligjshme për disa nga pasuritë dhe disa pasaktësi e mos deklarime në vite.