MENU
klinika

E vërteta e marrëdhënies së tyre!

Nga armiq në miq! Ja ç’bën Tayna për Feron…

09.07.2019 - 14:16

Rina është konsideruar si kundërshtarja e reperes Tayna dhe tashmë Fero duket se është bërë ndjekës i muzikës së reperes Tayna.

Në disa video të publikuara në Instastory, Fero shihet teksa dëgjon dhe dëfrehet me këngën e Tayna-s, ndërsa ndodhet në timonin e makinës.

Ai shihet që e pëlqen këngën, madje i di dhe tekstin dhe kjo është interpretuar si një shenjë se Fero ka prishur raportin me Rinën.

Por, ja që ky veprim krejt papritur i Feros erdhi edhe me një reagim nga Tayna, e cila postoi në InstaStory për Feron.

Tayna ka postuar videon teksa Fero dëgjonte këngën e saj dhe e ka uruar atë për ditëlindje.

Epo mesa duket armiqësisë i paska ardhur fundi, por le të shohim se sa do të zgjasë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN