MENU
klinika

Çfarë ndodhi gjatë festës?

Nga torta me lopë e çdo detaj i ditëlindjes së Ajkës

13.07.2019 - 13:39

Ditëlindja e parë e Ajkës, vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, qenka një burim detajesh interesante.

E themi këtë sepse çdo gjë rreth çiftit përbën një mënyrë shumë interesante për të qenë në qendër të vëmendjes.

E duhet ta pëmendim faktin se të dy ata, si Besi ashtu edhe Xhensila, pas postimeve prekëse të tyre për të uruar ditëlindjen e vajzës u bënë kryeqendra e vëmendjes së të gjithëve.

Si fillim këngëtarja publikoi në Instagram një foto nga ditëlindja, ku dukej aq e lumtur e veshur me një fustan rozë me një fjongo të madhe. 

Xhensila publikoi të tjera video nga ditëlindja dhe në një moment duket edhe Ajka teksa feston me prindërit!

Sepse mesa duket, Besi dhe Xhensila e thërrasin Ajkën “Qumështore” me përkëdheli, kështu që ideja s’mund të ishte më e goditur se kaq duke marë për Ajkën, një tortë në formën e lopës.

 

Besi dhe Xhensila u zgjuan sot plot me dëshirë për të ndarë urime të ndjera për vajzën e tyre qumështore, duke publikuar për herë të parë edhe portretin e saj.