MENU
klinika

"Një anij do të lënj Shqipërinë"

Një arbëresh flet gjuhën e djeshme në poezinë e sotme

24.07.2019 - 21:19

Mario Calivą (Kaliva), poet, dramaturg dhe fotograf arbëresh jeton në “Piana degli Albanesi” (PA).

Ai shkruan si në italisht, ashtu edhe në gjuhën arbëreshe. Ka diplomuar në Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” të Romës dhe ka kryer një stazh në redaksinë e “Rai Cultura”.

Ka qëndruar edhe si praktikant pran “Teatro Massimo” të Palermos.

Angazhimi i tij kryesor është ai i teatrit në gjuhën arbëreshe që nga viti 2012, kur ai solli në skenë komeditë e tij: “Burri me këmbën te lucja” (Njeriu me këmbë në pellg), “Ka bėsh skurse ngė tė nget” (Bëj sikur nuk është e rëndësishme), “Kuatra e Shėn Xhintot”, “Duke pritur udhëtarin e qėroit”.

Ka krenarinë e atyre që mendojnë se përfaqësojnë diçka të veçantë.

Pasardhës i atyre shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria në vitin 1400, sepse u pushtuan nga turqit.

Ai është arbereshi, i cili gjithashtu di dhe flet gjuhën e djeshme.

“Marrëdhënia me Shqipërinë është një lidhje shumë e fortë me atë që ne e quajmë vendi i nënës”

I pyetur se pse i dedikon vetes një gjuhe që pak njerëz e dinë, ai shton se para së gjithash është gjuha e tij, sepse pa lidhjen me të humb identitetin.

Më poshtë gjeni një ndër poezitë e tij më të bukura:

NJË ANIJ DO TË LËNJ SHQIPËRINË…

Të jëmës i bijën lotë
Kur i jati i tha
“Biri jim
Ti je akoma i ri
U e jot ëmë ngë kemi
Më fuqinë sa të
Lëmë shpitë
Rrimë këtu
ngë kemi frikë armikut
E parkalesjëm
Sa të kesh fatin i mirë!
Sonte një anij
Do të lënj Shqipërinë
Jec për dejtin”
“Ta! Çë jan’e thoni!
U ngë mënd ju lë këtù!
Nëse ka vete ejani
Bashkë me mua”
Atëherë e jëma
I mori dorën
“Mirr vesh tët at
E ruaj likurën.
Dëshiri ynë është
Vetëm se ti vete llarghu
Nëse ne të dimë shpëtuar
Edhe zëmbra jonë
Mënd ketë qetësi”
I jati e vërrejti
Për të sprasmen herë
Me ata sy të kaltër si dejti
E i tha “Jic
E Mos na harro kurrë!”
Si dolli nga shpia
Marku mbylli derën
E ui duk e rënd e rënd
Zëmbra ui bë
E vogël si një kokërr
Ndiej skurse kish zbirej
Te nata e jetës
Por mori ato fjalë
Si urì, si parkalesì
E i lidhi te shpirti

Por pati fuqinë
Sa të thëshj:
“Unë nuk njoha dejtin
Si e njohe ti, ta!
Mua ngë më ftuat
Se kish rrijëm
gjithmonë fshehur
Te malet”
E nanì çë ka e shoh
I trëmbem
Mos ë aq i madh
Sa të më fshehënj
Dorën e mëmës!

Marku u zdrip
Ka lugina
Me hap të vështirë
Skurse ish ngjitje
E drita e shpisë
Vej duke bër
Më e vogël
Si një pik ylli
Pylli ku shkoj
Nga ditë
Ui duk i errët
Si zëmbra
Ku ju ngris
Dashuria e dheut

Si arrëri përpara
Bregut ngë pati
guximin sa të kthehej
E u hyp te anija
Pa mendime
E me një lotë
çë luftoi me syun
Sa të mos humbj
Te deti.


/Bionelda Skonja