Ai është një nga reperat më të famshëm dhe më të sukseshshëm në trojet shiptare, që gjithnjë është afër publikut me hite të reja dhe zhurmën karakteristike nëpër portale.
Por, siç edhe emri i tij sjell zhurmë, kjo nuk do të thotë se ai është gjithnjë i zhurmshëm dhe i gatshëm për “sherr”, si edhe çdo reper tjetër në muzikën tonë.
Noizy ka një dashuri shumë e madhe për fëmijët. Dhe kjo shihet qartë në një nga këngët e tij, e cila i dedikohet vajzës së tij Leandrës , të titulluar “Noku Vogël”, këngë e cila na rrëmbeu zemrat të gjithëve.
Siç e dimë reperi ka dhe një mbesë ,Praylën, ku shpesh herë shpërndan foto dhe video me të në rrjetet sociale duke treguar dashurinë dhe përkujdesjen që ka për të.
Por prisni nuk është ky lajmi.
Në faqen zyrtare të reperit në Instagram, ai ka lajmëruar në InstaStory se do të bëhet dajë për herë të dytë, por ende nuk e di gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë nga motra e tij.
“Dajë për herë të dytë”, shkruan Noizy krahas fotos, shoqëruar me disa emoji me sytë me zemra, duke lënë të kuptohet se është shumë i lumtur për këtë lajm.
Ai i ka kërkuar ndjekësve të votojnë sipas mendimit të tyre se ç’gjini do të ketë bebushi që do të vijë në jetë, të cilin me siguri Noizy po e pret me padurim.