MENU
klinika

Zerka e denoncon publikisht!

Një DJ i huaj ka kopjuar “Ting Ting” të Young Zerka

13.07.2019 - 15:02

U mësuat që gjithnjë artistët shqiptarë të kopjojnë ata të huajt, por ja që na erdhi dita që më në fund të na kopjojnë edhe ne, edhe pse kjo është jo një shenjë e mirë.

Një artist arab i quajtur Xbenjoes ka marrë këngën “Ting Ting” të Young Zerka-s dhe Albanian Outlaws dhe ia ka vënë ta këndojë një këngëtar i quajtur Dj Brolin.

Videoja është publikuar edhe në profilin në Instagram të Xbenjoes dhe Zerka e shpërndau në profilin e vet duke shkruajtur:

“Na grin t’u na vjedh dhe kopju. Në fund të fundit mbase më shumë lek bëhen duke kopjuar sesa duke krijuar!”

Kënga “Ting Ting” e Young Zerka-s me Albanian Outlaws dhe Dalmo u publikua në mars.

Kënga e Xbenjoes dhe Dj Brolin pak orë më parë.

E në fakt ajo që na bën përshtypje është fakti që  Young Zerka po korr sukses pa fund, aq sa emri i tij të njihet edhe jashtë vendit, duke u bërë kështu një  burim frymzimi për artistët e tjerë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN