MENU
klinika

Një "Miss" nuk matet dot me Arbenitën...

Një e dashur e çmendur si Arbenita kërcënon fansen e Feros!

15.07.2019 - 12:27

Epo nuk e paskemi ditur që Arbenita paska qenë kaq xheloze dhe imagjoni si do te ndihet Fero?!

Ata tashmë janë kthyer në kryefjalën e showbiz-it shqiptar dhe gjithçka prej tyre përbën interes të madh për publikun.

Tashmë ata shihen kudo bashkë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë fotot e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin, duke i treguar botës se janë të dashuruar kokë e këmbë.

Mirëpo, fama bën të vetën dhe duket se fansat e Feros e kanë bezdisur Arbenitën.

Në fakt, mesazhet që ata i kanë dërguar Feros e kanë bezdisur modelen. Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të njërës prej ndjekëseve të Feros dhe krahas fotos ka shkruar:

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim.”

Në një tjetër postim, Arbenita e ka kërcënuar publikisht vajzën në fjalë, duke e paralajmëruar të mos merret me të.

“Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruan Arbenita teksa shkel syrin.

Në fakt, vajza në fjalë është njëra prej konkurrenteve të “Miss Albania 2018”, e cila mesa duket është një fanse e zjarrtë e reperit Fero. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN